Britelegance£||Lek
Ne zgjedhim cilësinë për ju · produkte të përzgjedhura · dorëzim 12–17 ditë pune

Kushtet e blerjes, porosia dhe dorëzimi

E përditësuar më: 25.05.2026

Mirë se vini në Britelegance. Më poshtë shpjegojmë qartë si funksionojmë: si bëhet porosia, si paguhet, si dërgohet dhe çfarë ndodh nëse diçka shkon keq.

1. Si funksionon Britelegance

Britelegance është një tregti online që sjell veshje dhe aksesorë cilësorë nga Anglia për klientët në Shqipëri. Ne përzgjedhim produkte nga furnitorë të besueshëm, i kontrollojmë, i paketojmë dhe i dërgojmë në Shqipëri.

Ne punojmë tërësisht online dhe nuk kemi dyqan fizik në Shqipëri.

2. Si të bëni porosi

Porosia bëhet vetëm nëpërmjet WhatsApp në numrin +44 7825503074:

  • Na dërgoni produktin që dëshironi (foto ose lidhje nga faqja jonë)
  • Specifikoni masën dhe ngjyrën që preferoni
  • Ne verifikojmë disponueshmërinë te furnitori, nëse produkti nuk është në depot tona
  • Pas konfirmimit, ju dërgojmë një lidhje pagese
  • Pas pagesës, porosia bëhet zyrtare dhe fillon procesi.

Kjo mënyrë na ndihmon të sigurohemi që produkti është i disponueshëm përpara pagesës dhe të shmangim zhgënjime për klientin.

3. Pagesa

Pranojmë pagesë online përmes lidhjes së sigurt që ju dërgojmë dhe, në raste të caktuara pas marrëveshjes paraprake, pagesë me para në dorëzim.

Çmimet janë në Lek shqiptarë dhe pagesa bëhet në Lek. Pagesa kërkohet plotësisht përpara, sepse porosia ka një proces të gjatë me kosto të ndryshme deri sa të mbërrijë te klienti. Pa pagesë, porosia nuk konsiderohet e konfirmuar.

Pas çdo pagese ju dërgohet një konfirmim me detajet e porosisë.

4. Anulimi i porosisë

Çdo porosi përgatitet posaçërisht për ju, në bazë të matjeve trupore individuale që na keni dërguar. Për këtë arsye, produktet tona klasifikohen si mallra të personalizuara (bespoke/made-to-measure) dhe, sipas Consumer Contracts Regulations 2013 (Mbretëria e Bashkuar) dhe legjislacionit në fuqi në Shqipëri, përjashtohen nga e drejta standarde e anulimit prej 14 ditësh.

Megjithatë, ne ju ofrojmë një afat anulimi prej 48 orësh nga momenti i pagesës, përpara se të fillojë procesi i përgatitjes dhe dërgesës. Brenda kësaj kohe, ju mund të anuloni porosinë dhe ju rimbursojmë shumën e plotë, duke zbritur vetëm tarifat bankare të transferimit.

Pas kalimit të 48 orëve, ne kemi nisur tashmë procesin e prokurimit, kontrollit dhe përgatitjes së porosisë suaj — duke përfshirë kosto transporti dhe doganore që nuk mund të rikuperohen. Për këtë arsye, anulimet pas këtij afati nuk pranohen.

Përjashtim: Të drejtat tuaja ligjore në rast produkti me defekt ose që nuk përputhet me përshkrimin mbeten plotësisht në fuqi (shih politikën tonë të rimbursimit për defekte).

5. Çmimet dhe dogana

Çmimet e shfaqura në faqe janë çmime përfundimtare në Lek shqiptarë. Në çmim përfshihet:

  • Kostoja e produktit
  • Kontrolli dhe paketimi në Angli
  • Transporti nga Anglia në Shqipëri
  • Detyrimet doganore, kur aplikohen
  • Shërbimi personal përmes WhatsApp.

Klienti nuk paguan asnjë kosto të fshehur në momentin e dorëzimit, përveç çmimit të shfaqur në faqe.

6. Koha e dorëzimit

Dorëzimi bëhet zakonisht brenda 12–17 ditëve pune nga konfirmimi i pagesës. Kjo kohë përfshin përgatitjen, paketimin, kontrollin e produktit, mbërritjen në Angli, transportin, doganën dhe dorëzimin lokal.

Në raste të rralla mund të ketë vonesa për shkak të doganës, transportit ose furnitorit. Ju do të njoftoheni menjëherë nëse ndodh diçka e tillë dhe ne do ta ndjekim porosinë deri në dorëzim.

7. Dorëzimi në Shqipëri

Pakot dorëzohen përmes partnerit tonë të transportit ADEX ose përmes një partneri tjetër të përshtatshëm sipas rastit. Ju do të kontaktoheni para dorëzimit për të koordinuar marrjen ose dorëzimin në adresën tuaj.

Dorëzojmë në të gjithë Shqipërinë.

8. Ndërrimet, kthimet dhe problemet

Pse kemi këtë politikë: për dy arsye shumë të rëndësishme kemi përshtatur politikën tonë të ndërrimeve dhe kthimeve. Së pari, porositë ndërkombëtare kërkojnë kohë deri sa produkti të mbërrijë te klienti. Së dyti, transporti dhe dogana midis Anglisë dhe Shqipërisë kanë kosto të larta, sidomos kur një produkt duhet të kthehet ose të ndërrohet.

Për këtë arsye, që të shmangim sa më shumë problemet me masat, procesi ynë është si më poshtë:

  • Para se porosia të dërgohet, ju kërkojmë të masni trupin tuaj dhe të na dërgoni përmasat që ju kërkojmë, sipas produktit.
  • Ne e masim produktin dhe kontrollojmë nëse përputhet me përmasat tuaja.
  • Nëse produkti është i përshtatshëm, porosia vazhdon normalisht dhe nuk ju kontaktojmë për ndryshime.
  • Nëse shohim që masa nuk është e përshtatshme, ju kontaktojmë për t’ju informuar se cila masë, ose cili numër për këpucët, do të ishte më i përshtatshëm për ju.

Në këtë mënyrë ulim sa më shumë problemet me masat, shmangim pritjet e gjata për ndërrime dhe ju ndihmojmë të merrni produktin e duhur që në porosinë e parë.

Kur gabimi është yni

Nëse kemi dërguar produkt të gabuar, ngjyrë të gabuar ose produkt me defekt, ju rimbursojmë plotësisht ose zëvendësojmë produktin, sipas rastit. Si kompensim për besimin tuaj, mund t’ju ofrojmë edhe një zbritje në blerjen tuaj të ardhshme.

Ankesa duhet të paraqitet në WhatsApp brenda 24 orëve nga marrja e pakos, me foto si provë.

Çfarë nuk mbulohet

  • Ndryshime mendimi pas 72 orëve nga momenti i pagesës ose pas nisjes së porosisë.
  • Dëmtime nga përdorimi.
  • Raste kur klienti nuk ka dërguar përmasat e kërkuara ose ka dërguar përmasa të pasakta.
  • Produkte të porositura me masë të specifikuar nga klienti, kur produkti është kontrolluar dhe përputhet me përmasat e dhëna.
  • Mospërputhje të vogla në ngjyrë për shkak të ekranit ose dritës në fotografi.

9. Përgjegjësia

Britelegance angazhohet të bëjë çdo përpjekje që porosia juaj të mbërrijë siç pritet. Megjithatë, nuk mund të mbajmë përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga dogana, transportuesi, furnitori ose ngjarje të paparashikuara jashtë kontrollit tonë.

10. Komunikimi

Komunikimi kryesor me klientët bëhet përmes WhatsApp. Ne përgjigjemi brenda 24 orëve në ditët e javës, zakonisht më shpejt.

11. Pranimi i kushteve

Duke bërë një porosi me Britelegance, ju konfirmoni që i keni lexuar dhe pranuar këto kushte, si dhe Politikën e Privatësisë.

12. Kontakt