Britelegance FAQ

Pyetje të Shpeshta

Cilat janë tarifat e dorëzimit për porositë nga Dyqani Online?
Zakonisht, porositë tona dorëzohen brenda 12-17 ditëve pune nga momenti i konfirmimit. Posta është falas për Shqipërinë.
Cilat metoda pagese pranohen në Dyqanin Online?
Për të bërë një porosi tek ne, ju thjesht na tregoni produktet që dëshironi. Nëse i kemi në gjendje, do t’ju kërkojmë të na dërgoni të dhënat tuaja për dërgesën: emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresën e plotë (emri i rrugës, numri nëse ka dhe qyteti). Pasi të përfundojmë porosinë, do ta dërgojmë dhe kur ta sjellë postieri, ju paguani tek ai. Çdo porosi dorëzohet brenda 12-17 ditë pune dhe posta është falas për të gjithë Shqipërinë.
Sa kohë do të zgjasë dorëzimi?
Çdo porosi vjen nga Anglia per 12-17 ditë pune nga momenti I konfirmimit dhe posta për Shqipëri është falas.
Sa i sigurt është blerja në Dyqanin Online? A janë të mbrojtura të dhënat e mia?
Sigurojmë që të dhënat tuaja janë të mbrojtura dhe përdoren vetëm për qëllime të porosisë. Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta pa pëlqimin tuaj.
Çfarë ndodh saktësisht pas porosisë?
Pasi të përfundojmë porosinë, do ta dërgojmë dhe kur ta sjellë postieri, ju paguani tek ai. Çdo porosi dorëzohet brenda 12-17 ditë pune dhe posta është falas për të gjithë Shqipërinë. Kur porosia të mbërrijë në Shqipëri, do të njoftoheni me telefon ose mesazh nga posta.
A marr një faturë për porosinë time?
Po, ju do të merrni një faturë për porosinë tuaj. Kjo do t’ju dërgohet së bashku me produktin.
A keni dyqan fizik?
Aktualisht, operojmë vetëm online. Kjo na lejon të ofrojmë çmime më konkurruese dhe një përzgjedhje më të gjerë të produkteve me cilësi.
A mund të hap pakon para se ta pranoj?
Fatkeqësisht, procedurat e agjencisë me të cilën bashkëpunojmë nuk na lejojnë që ta hapni pakon para se ta pranoni. Do të duhet ta pranoni dhe, nëse produkti ka ndonjë defekt ose masa nuk ju përshtatet, mund të na kontaktoni përsëri dhe do t’ju ndihmojmë me kënaqësi.
Cila është politika juaj e kthimit dhe ndërrimit?
Ne ofrojmë mundësi ndërrimi brenda 48 orëve pas marrjes së produktit. Nëse produkti nuk ju përshtatet, ju mund të na kontaktoni dhe pasi të biem dakord për masën e saktë, do të përgatisim porosinë e re, e cila do të dorëzohet brenda 12-17 ditë pune. Ju lutem sigurohuni që produktin ta mbani në gjendjen e tij origjinale, në paketimin e parë siç e keni marrë. Kur të vijë porosia e re, do ta dorëzoni produktin e parë tek postieri. Klienti mbulon diferencën e çmimit (nëse ka) dhe tarifën e shërbimit të postës. Ju lutem vini re se nuk ofrojmë kthim parash, vetëm ndërrim produkti.
A janë produktet tuaja të rehatshme për përdorim të përditshëm?
Po, produktet tona janë dizajnuar me fokus te rehati dhe cilësia. Materialet e përdorura janë të buta dhe të përshtatshme për përdorim të përditshëm. Megjithatë, çdo përvojë është individuale, prandaj nëse keni ndonjë shqetësim specifik, jemi këtu për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjen e duhur!